VIDEO - Xhamia e Madhe Selimiye në Uskudar

Në shoqërimin e ajeteve 22-26 të suresë Rra’d nga Kurani Famëlartë, të kënduara nga hafiz Nihat Ulu, ju ftojmë të bëni një shëtitje virtuale në Xhaminë e Madhe Selimiye, që ndodhet në lagjen Uskudar të Stambollit. Xhamia është ndërtuar pranë garnizonit Selimiye në Stamboll në vitet 1801-1805 me urdhër të Sulltan Selimit III, prej nga ka marrë edhe emrin. Xhamia ka një pamje të mrekullueshme, që duket kur kalon para portit Haydarpasa teksa udhëton me tragetin e linjës Kadikoy-Besiktas.

Përkthimi i ajeteve 22-26 të suresë Rra'd:

22. Edhe ata që patën durim (ndaj të këqijave) për të fituar kënaqësinë e Zotit të tyre dhe që e falën namazin, dhe nga ajo me çka Ne i furnizuam ata kanë dhënë fshehtas e haptas dhe me të mirë e largojnë të keqen. Të tillët kanë përfundim më të mirë.

23. (përfundimi i mirë është) Xhenete të Adnit (vende të përjetshme) ku do të hyjnë ata, edhe prindërit, gratë dhe fëmijët e tyre, të cilët kanë qenë vepërmirë, ata do t'i vizitojnë engjëjt duke hyrë në secilën derë.

24. (u thonë) Selamun alejkum, me durimin tuaj gjetët shpëtimin; sa përfundim i lavdishëm është ky vend.

25. E ata që e thyejnë besën e dhënë Allahut pasi u patën zotuar, e këpusin atë për të cilën Allahu ka urdhëruar të jetë e pakëputur, bëjnë shkatërrime në tokë, ata janë të mallkuar dhe ata kanë përfundim të keq.

26. Allahu i ofron furnizim me bollëk atij që do dhe ia kufizon (atij që do). Po ata (jobesimtarët) janë të gëzuar me jetën e kësaj bote. E jeta e kësaj bote ndaj botës tjetër nuk është tjetër vetëm se një përjetim (i shkurtër).