Tesla prezanton kamionin e parë

Tesla, prodhuesi i makinave elektrike, ka prezantuar kamionët e parë që punojnë me energji elektrike. Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Elon Musk në një prezantim organizuar në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) prezantoi kamionët e tij, të cilët me një karikim të baterive dhe me ngarkesë të plotë mund të bëjnë më shumë se 800 km rrugë. Prodhimi në seri i këtyre kamionëve do të fillojë në vitin 2019.