VIDEO - Kurani Famëlartë - Sureja Furkan, ajetet 21-26

Sure         : FURKAN

Ajeti         : 21-26

 

                Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirbërësit...

 

21.  E ata që nuk e shpresojnë takimin Tonë, thanë: “përse të na dërgohen neve engjë, ose përse të mos e shohim ne Zotin tonë?”, e ata tejçmuan veten dhe u sollën me arrogancë.

22. Për kriminelët nuk ka gëzim atë ditë kur do të shikojnë engjëjt, sepse engjët atyre do t’u thonë: “është e ndaluar çdo gjë e mirë për ju”.

23. E ne i kthehemi ndonjë vepre që kanë bërë ata dhe e bëjmë atë hi e pluhur.

24. Atë ditë banuesit e parajsës do të kenë vend shumë të mirë dhe vende pushimi shumë të këndshme.

25. Dhe përkujtoi ditën kur do të çahet qielli, e me anën e një reje lëshohen engjët në një mënyrë madhështore.

26. Sundimi i vërtetë atë ditë është i të Gjithëmëshirshmit, e për jo-besimtarët ajo ditë do të jetë një ditë e vështirë.