VIDEO - Xhamia Shehzadebashi në Fatih të Stambollit

Xhamia Shehzadebashi, e cila ndryshe njihet edhe si xhamia e Shehzade Mehmetit, ndodhet në lagjen Fatih të Stambollit dhe është ndërtuar nga arkitekt Sinani. Xhamia është ndërtuar nga ana e Sulltan Sulejmanit të 1-rë, në emër të të birit Mehmetit, i cili ka vdekur në vitin 1543 në moshën 22-vjeçare gjatë kohës deri sa ishte Beu i Sanxhakut të Saruhanit. Xhamia u ndërtua nga ana e arkitekt Sinanit mes viteve 1543-1548. Kjo është xhamia për të cilën arkitekt Sinani ka thënë se është “Vepra ime e kohës deri sa isha çirak”.

Kubeja me diametër 18,42 metra, mbështetet tek 4 gjysmëkube më të vogla. Oborri i shatërvanit ndodhet nën 16 kube të ngritura mbi 12 shtylla. Xhamia ka dy minare me nga 2 sherefe. Imaretet, medreset dhe tyrbet ndodhen në oborrin e xhamisë dhe rrugën prapa.

Brendësia e tyrbes së shehzades (princit osman) është e ndërtuar me qeramika shumëngjyrëshe. Në arkivolin e mesëm është shehzade Mehmeti, në të djathtë shehzade Xhihangiri dhe në të majtë është sulltanesha Hymashah.