Dita e të vdekurve në Meksikë

Mijëra njerëz në Meksikë e pikturuan fytyrën dhe u veshën si Catrina, simboli i vdekjes së Meksikës, për paradën e Catrinas, në kuadër të festës së Ditës së të Vdekurve. Figura skeletore meksikane e njohur si 'La Catrina' është krijuar nga ilustratori dhe artisti meksikan Jose Guadalupe Posada, i cili ka jetuar ndërmjet viteve 1852 dhe 1913.