Ushtria rrëzon qeverinë në Sudan

Ministri i Mbrojtjes së Sudanit, Avad bin Avf deklaroi të enjten se kontrollin e pushtetit e ka marrë Këshilli Suprem Ushtarak, i cili do ta drejtojë vendin për një periudhë 2-vjeçare tranzicioni. Kryetari i Shtetit, Omar al-Beshir është arrestuar, Kryeministria, Parlamenti, qeverisjet vendore janë shpërndarë. Në vend është shpallur 3 muaj gjendje e jashtëzakonshme.