Në Spanjë rrëzohet një avion reaktiv

Një avion reaktiv i ushtrisë spanjolle është rrëzuar pranë bazës ushtarake Los Llanos, që ndodhet pranë qytetit Albacete. Sipas njoftimit të Ministrisë spanjolle të Mbrojtjes, avioni kishte marrë pjesë në paradën e organizuar në Madrid me rastin e Ditës Kombëtare të Spanjës. Ngjarja ndodhi ndërsa avioni po kthehej në bazë. Në aksident ka humbur jetën piloti i avionit.