Forcat Ajrore Turke asgjësuan pozicionet e PKK-së në veri të Irakut

Avionët luftarakë të Forcave Ajrore Turke kanë asgjësuar poziconet e armëve, strehimoret dhe depotë e municionit të përdorura nga PKK.

Forcat Ajrore Turke asgjësuan pozicionet e PKK-së në veri të Irakut

Gjatë operacioneve ajrore të ndërmarra në rajonet Metina dhe Zap në veri të Irakut janë asgjësuar objektivat e terroristëve si pozicione e zjarrit, strehimore, bunker dhe depo municioni.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare lëshoi një komunikatë në lidhje me operacionet ajrore të ndërmarra në veri të Irakut.

Në komunikatën e bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare thuhet se si rezultat i operacioneve në fjalë janë asgjësuar objektivat e përdorura nga ana e terroristëve të PKK-së në rajonet Metina dhe Zap në veri të Irakut.

 


Lajme të ngjashme