Algjerianët mbështesin ministrin Çavusoglu për reagimin ndaj Francës

Përgjigjja që ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, i dha në takimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, parlamentares franceze Sonia Krimi lidhur me reagimin e saj për ngjarjet e vitit 1915, ka shkaktuar jehonë në rrjetet sociale.

Algjerianët mbështesin ministrin Çavusoglu për reagimin ndaj Francës

Ka gjetur mbështetje të madhe në rrjetit sociale përgjigjja që ministri Çavusoglu dha ndaj fjalëve të parlamentares fraceze Krimi, e cila ishte pjesëmarrëse në seminarin e 99-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s (AP-NATO) dhe në takimin e përbashkët të Grupit të Posaçëm për Lindjen e Mesme dhe Mesdheun, i cili u zhvillua në Antalia nën organizimin e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë.

Postimi me mesazhin “përgjithmonë nën hijen tënde”, bërë me flamurin turk në “Instagram” nga Çavusoglu që në ditën e parë të takimit Asamblesë Parlamentare të NATO, ka marrë mbështetje nga një numër i madh algjerianësh që kanë postuar edhe flamujt e tyre.

Shumë përdorues algjerianë nën postimin e Çavusoglusë kanë shprehur falënderime duke vendosur njëri pas tjetrit flamujt e Turqisë dhe të Algjerisë.

Në takimin e Asamblesë Parlamentare të NATO, shefi i diplomacisë turke qe shprehur me këto fjalë: “Franca është vendi i fundit që mund t'i japë leksion Turqisë për gjenocid dhe histori. Sepse ne nuk kemi harruar atë çfarë ndodhi në Ruandë dhe Algjeri. Franca le të shohë të kaluarën e saj të errët dhe të mos tentojë t'i japë leksion Turqisë.”



Lajme të ngjashme