15-22 prill, java e turizmit në Turqi

Në ditët e sotme ka lloje të ndryshme të turizmit, nga ai i kulturës e deri tek ai detar, nga ai i shëndetësisë e deri tek ai i sportit.

15-22 prill, java e turizmit në Turqi

Aktivitetet e turizmit kanë shënuar një rritje të ndjeshme në botë duke filluar nga shekulli i 20-të dhe kanë siguruar që qytetarët e vendeve të ndryshme të njihen me vende dhe kultura të reja dhe të kalojnë pushimet vjetore jashtë shtetit të tyre.

Në ditët e sotme ka lloje të ndryshme të turizmit, nga ai i kulturës e deri tek ai detar, nga ai i shëndetësisë e deri tek ai i sportit.

Turqia, me natyrën dhe kulturën e saj punon në mënyrë që deri në vitin 2023 të hyjë në mesin e 5 vendeve të para të botës në sektorin e turizmit.

Për të arritur këtë synim, krahas ministrive përkatëse, kontribuojnë edhe institucionet përkatëse shtetërore, sektori privat, qytetarët turq, të cilët janë ambasadorët vullnetarë të turizmit dhe turistët që largohen të kënaqur nga Turqia.

Në një kohë kur njerëzit janë duke bërë plane të reja për pushimet verore, me natyrën e pastër me pasuritë kulturore mijëvjeçare Turqia mirëpret turistët që do të vijnë nga të katër anët e botës.



Lajme të ngjashme