“Turkish Airlines” gati të kalojë pragun e 1 milion pasagjerëve në Aeroportin e Stambollit

Numri i pasagjerëve të transportuar nga Linjat Ajrore Turke (Turkish Airlines/THY) në Aeroportin e Stambollit do të kalojë të dielën pragun e 1 milionëve.

“Turkish Airlines” gati të kalojë pragun e 1 milion pasagjerëve në Aeroportin e Stambollit

Drejtori i përgjithshëm i THY-së, Bilal Eksi, deklaroi në një dalje publike se kompania që ai udhëheq, pas transferimit të quajtur “migrimi i madh” në Aeroportin e Stambollit, po avancon vrullshëm drejt pragut të 1 milion pasagjerëve në aeroportin më të madh të botës, i cili ka nisur të funksionojë gradualisht me kapacitet të plotë pas datës 6 prill.

“Që prej ditës së realizimit të operacionit kolosal të transferimit, Linjat Ajrore Turke kanë bërë gjithsej 4 mijë e 862 fluturime duke transportuar 841 mijë e 915 pasagjerë. Së bashku me pasagjerët e sotëm (14 prill), ne do të kalojmë pragun e 1 milion pasagjerëve. Çdo gjë po shkon mirë, por do të bëhet edhe më mirë”, u shpreh kreu i “Turkish Airlines”.



Lajme të ngjashme