Policia turke hyri për kontroll në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite

Autoritetet turke bënë të ditur se në kuadër të hetimeve për zhdukjen e gazetarit saudit, Jamal Khashogi, policia turke hyri për kontroll në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite.

Policia turke hyri për kontroll në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite

Autoritetet saudite dhe turke, pjesë e grupit të përbashkët të punës së krijuar për hetimin e rastit të gazetarit të zhdukur saudit të “Washington Post”, Jamal Khashoggi, në datën 2 tetor,

Në fillimë hynë autoritetet saudite me automjete me targa civile.

Më pas në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite hynë autoritetet turke.

Propozimi për grupin e përbashkët të punës kishte ardhur nga Arabia Saudite javën e kaluar.

Kryeprokuroria e Stambollit kishte filluar hetimin për fatin e gazetarit të zhdukur.

Jamal Khashoggi, i cili njihet për kontributin në gazetën "Al Watan", një platformë e rëndësishme për reformistët sauditë dhe lajmet në lidhje me Lindjen e Mesme në median perëndimore, u zhduk më 2 tetor pasi hyri për disa procedura zyrtare në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll.  

 



Lajme të ngjashme