Ministri Akar u takua me homologun nga Katari në Ankara

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar u takua me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Shtetit Përgjegjës për Çështjet e Mbrojtjes së Katarit, Halid Bin Muhammed el-Atiyye.

Akar, e priti Atiyye-n, që zhvillon vizitë zyrtare në Ankara, me ceremoni ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare.

Pas përshëndetjes së togës së nderit dhe nënshkrimit në Fletoren e Nderit të Ministrisë, Atiyye kaloi në takimin me Ministrin Akar.

Në takim u shqyrtuan marrëdhëniet dypalëshe, çështjet rajonale dhe çështjet e bashkëpunimit në fushën e industrisë së mbrojtjes.

Atiyye në mbrëmje do të pritet në takim edhe nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Lajme të ngjashme