• Video galeri

Ushtria turke merr në dorëzim edhe 2 dronë të tjerë prodhim turk, "ANKA"

Dronët ANKA, prodhuar me mundësi vendore nga ana e Industrisë Turke të Aviacionit dhe Aeronautikës, vazhdojnë t’i dorëzohen Komandës së Forcave të Armatosura të Turqisë...

Ushtria turke merr në dorëzim edhe 2 dronë të tjerë prodhim turk, "ANKA"

Komandës së Forcave të Armatosura Turke i’u dorëzuan 2 mjete ajrore pa pilotë, ANKA.

ANKA-t e prodhuara me mundësi vendore nga ana e Industrisë Turke të Aviacionit dhe Aeronautikës vazhdojnë t’i dorëzohen Komandës së Forcave të Armatosura Turke.

Në këtë kuadër, inventarit të Komandës së Forcave Ajrore, i’u shtuan edhe dy ANKA të tjera. Kështu që në inventarin e këtyre forcave numri i mjeteve fluturuese pa pilot ANKA-S arriti në 8.

Dronet e tipit IHA, të zhvilluar nga Industrisë Turke të Aviacionit dhe Aeronautikës dhe të prodhuar në kuadër të projektit ANKA-s, janë vënë në dispozicion të forcave të sigurisë dhe me aftësinë e kontrollimit nga sateliti mund të bëjnë fluturim dhe navigimi të pavarur përtej vijës pamore.

Deri në fund të vitit pritet të dorëzohen edhe dy ANKA-S të tjera.   



Lajme të ngjashme