Në Çanakkale u gjet një predhë e pashpërthyer e LIB

Predha e pashpërthyer e artilerisë e gjetur në Gadishullin e Gelibollusë (Galipoli) në Çanakkala (Çanakkale) u asgjësua nga ekipet e xhandarmërisë.

Në Çanakkale u gjet një predhë e pashpërthyer e LIB

Predha e pashpërthyer e artilerisë e gjetur në Gadishullin e Gelibollusë (Galipoli) në Çanakkala (Çanakkale) u asgjësua nga ekipet e xhandarmërisë.

Gjatë punimeve të restaurimit të Kalasë Sedylbahir (Seddülbahir) në fshatin me të njëjtin emër në nënprefekturën Exheabat (Eceabat) u gjet një predhë artilerie e pashpërthyer, e cila mendohet se ka mbetur nga lufta e Çanakkalasë, 103 vjet më parë.

Pas njoftimit të Ekipeve të Presidencës së Luftërave Historike të Galipolisë në Çanakkala pranë Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, ekipet e xhandarmërisë shkuan në zonë dhe pas inspektimeve të bëra, asgjësuan në mënyrë të kontrolluar predhën në fjalë.   

Edhe Kryetari i Presidencës së sipërpërmendur, Ismail Kashdemir (İsmail Kaşdemir) shkoi në rajon dhe bëri inspektime.

Ai tha se gjatë punimeve të restaurimit gjetën një predhë artilerie të pashpërthyer dhe pasi u morën masat e nevojshme u lajmërua xhandarmëria.  

Ai shpjegoi se predha u asgjësua nga forcat e sigurisë dhe shtoi: “Nën tokë ka raste që dalin eshtrat e dëshmorëve tanë, ndonjëherë shpatë e përdorur në luftë, armë, këmbale, një kuti konserve (e luftës) dhe ndonjëherë mund të dalë një predhë e pashpërthyer”.  



Lajme të ngjashme