Bashkëpunimi TAI-Dassault Systemes, softuerë të rinj për avionin luftarak kombëtar turk

Kompania Turke e Industrisë Ajrore dhe Hapësinore (TUSAŞ/TAI) grupi francez i softuerëve, “Dassault Systemes”, njoftuan të premten fillimin e bashkëpunimit për të programuar softuerë të rinj dhe asistuar në mirëmbajtjen e tyre...

Bashkëpunimi TAI-Dassault Systemes, softuerë të rinj për avionin luftarak kombëtar turk

Kompania Turke e Industrisë Ajrore dhe Hapësinore (TUSAŞ/TAI) grupi francez i softuerëve, “Dassault Systemes”, njoftuan të premten fillimin e bashkëpunimit për të programuar softuerë të rinj dhe asistuar në mirëmbajtjen e tyre.

Siç bën të ditur TAI përmes një deklarate të shkruar, bashkëpunimi me “Dassault Systemes” do të përfshijë sigurinë e të dhënave dhe proceset e dizajnimit të shpejtë të projekteve origjinale të kompanisë, ndërkohë që softuerët do të përdoren kryesisht në Projektin e Avionit Luftarak Kombëtar (TF – Turkish Fighter), një ndër produktet autentike të gjigantit industrial turk.

Bashkëpunimi jo vetëm që do të garantojë transferimin e të dhënave më saktë në linjën e prodhimit, por do të minimizojnë gjithashtu defektet në prodhim duke kontribuuar drejtpërsëdrejti në trajtësimin e proceseve të dizajnimit të shpejtë. Softuerët që do të përdoren në Projektin e Avionit Luftarak Kombëtar të Turqisë, do të hyjnë në punë edhe në fushën e inxhinierisë së dizajnimit. Këta softuerë, në plan të përdoren në të gjitha fazat e prodhimit të avionit luftarak kombëtar turk, konsiderohen si përshpejtues të fuqishëm të proceseve të dizajnimit të Kompanisë Turke të Industrisë Ajrore dhe Hapësinore.



Lajme të ngjashme