Erdogan në Erzurum: Është koha për unitet, është koha për Turqinë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, iu drejtua qytetarëve të tubuar në sheshin e qytetit lindor turk të Erzurumit dhe me këtë rast komentoi zhvillimet aktuale...

Erdogan në Erzurum: Është koha për unitet, është koha për Turqinë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kritikoi të shtunën vendet evropiane pasi penguan tubimet e AK Partisë dhe në të njëjtë kohë lejuan terroristët të mbajnë mitingje nëpër sheshet evropiane. Erdogan tha se Bosnjë-Hercegovina i dha leksion Evropës në këtë aspekt.

Erdogan iu drejtua qytetarëve të tubuar në sheshin e qytetit lindor turk të Erzurumit dhe me këtë rast komentoi zhvillimet aktuale.

"Vendet që lejojnë terroristët e PKK-së, YPG-së, PYD-së dhe HDP-së të mbajnë tubime nëpër sheshet evropiane dhe pengojnë AK Partinë, mbyllin sallat. Doni apo nuk doni ju, Bosnjë-Hercegovina ju dha një leksion të mirë. Aktualisht jemi në Erzurum, kjo ju mjafton", deklaroi ai.

Duke theksuar se Turqia më 24 qershor shkon në zgjedhje presidenciale dhe parlamentare, Erdogan tha se tani është koha për unitet, koha është për Turqinë dhe shtoi se lobe të caktuara të interesit tentojnë të ushtrojnë presion mbi Turqinë. Ai tha se këto përpjekje do të jenë të kota.

Kreu i shtetit turk foli edhe për luftën e suksesshme të vendi të tij kundër terrorizmit duke potencuar se askush nuk guxon të luajë me Turqinë.

"Tashmë dihet se çfarë u bëmë organizatave terroriste. Askush të mos luaj me ne. Ata që tentojnë të luajnë me ne, sikurse dhe terroristët e PKK-së, PYD-së, DAESH-it dhe FETO-s, të gjithë do të detyrohen të kërkojnë një vrimë për t'u futur", nënvizoi Presidenti Erdogan.

Ai bëri të ditur gjithashtu se deri më tani në distriktin sirian të Afrinit janë neutralizuar 4.475 terroristë, në veri të Irakut 414, ndërsa brenda kufijve të Turqisë janë neutralizuar 398 terroristë. /AA



Lajme të ngjashme