Turqia dhe ShBA afër marrëveshjes për Menbixhin

Janë përcaktuar edhe kornizat e hartës rrugore që do ta ndjek grupi i punës Turqi-ShBA në lidhje me çështjen e Sirisë që u mblodh në Ankara.

Turqia dhe ShBA afër marrëveshjes për Menbixhin

Janë përcaktuar edhe kornizat e hartës rrugore që do ta ndjek grupi i punës Turqi-ShBA në lidhje me çështjen e Sirisë që u mblodh në Ankara.

Në një deklaratë me shkrim të lëshuar nga Ministria e Jashtme e Turqisë thuhet se grupi i punës Turqi-ShBA i mbledhur me temë Sirinë u takua dje në Ankara me qëllim të vazhdimit të bisedimeve edhe për çështjet tjera të bashkëpunimit në interes të Sirisë dhe të dyja palëve.

“Palët arritën në marrëveshje për të përcaktuar një hartë rrugore për bashkëpunim në lidhje me vendosjen e sigurisë dhe stabilitetit në Menbixh”, thuhet në deklaratë, ndërsa bëhet e ditur se ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu dhe homologu i tij amerikan, Mike Pompeo do të mblidhen më 4 qershor për të diskutuar në lidhje me këshillat e grupit të punës.

 


Lajme të ngjashme