Presidenti Erdogan uroi Mukteda es-Sadr për fitore në zgjedhje në Irak

Gjatë bisedës telefonike, Presidenti Erdogan nga Mukteda es-Sadr kërkoi mbështetje për menjanimin e parregullsive të jetuara gjatë votimit në qytetin turkmen të Kirkukut.

Presidenti Erdogan uroi Mukteda es-Sadr për fitore në zgjedhje në Irak

Presidenti Recep Tayyip Erdogan i bëri një telefonatë Mukteda Es-Sadr, liderit të aleancës “Sairun”, e cila fitoi në zgjedhjet e përgjithshme në Irak, dhe e uroi për fitoren.

Në bisedën telefonike të realizuar mbrëmë, Presidenti Erdogan uroi që rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura më 12 maj pas mundjes së DAESH-it, të jenë të mbara për të gjithë irakianët.

Gjatë bisedës telefonike, ku Presidenti Erdogan vuri theksin në rëndësinë e unitetit dhe solidaritetit në Irak, ndërsa Mukteda es-Sadrit i uroi suksese gjatë punimeve për formimin e qeverisë.

Kreu i shtetit turk preku edhe në shqetësimet e turkmenëve të Irakut të shprehura në lidhje me disa parregullsi që u jetuan gjatë procesit të votimit në qytetin Kirkuk ndërsa nga Mukteda es-Sadr kërkoi që të japë përkrahjen e nevojshme për zbulimin dhe korrigjimin e parregullsive në fjalë.

Ndërkaq Mukteda es-Sadr tha se në Irak do të mbrohen të drejtat e të gjitha shtresave të shoqërisë, përfshirë edhe të turkmenëve irakian.

 

Me rastin e bisedës telefonike mes Presidentit Erdogan dhe Mukteda es-Sadr, liderit të aleancës “Sairun”, u ripërsërit vendosmëria për zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.



Lajme të ngjashme