Erdogan: Në shkëlqimin e syve të fëmijëve shohë të ardhmen

Presidenti Erdogan me rastin e 23 Prillit, Ditës së Sovranitetit Kombëtar dhe Festës së Fëmijëve priti në takim ministrin e Arsimit Kombëtar, Ismet Yilmaz dhe fëmijët që e shoqëronin.

Erdogan: Në shkëlqimin e syve të fëmijëve shohë të ardhmen

Presidenti, Recep Tayyip Erdogan tha se “Kur shikojë në shkëlqimin e syve të fëmijëve, më rritet edhe shpresa për të ardhmen”.

Presidenti Erdogan me rastin e 23 Prillit, Ditës së Sovranitetit Kombëtar dhe Festës së Fëmijëve priti në takim ministrin e Arsimit Kombëtar, Ismet Yilmaz dhe fëmijët që e shoqëronin.

Gjatë kohës kur Presidenti Erdogan e liroi në mënyrë simbolike karrigen e tij 12-vjeçarit Fatih Mintas, ai atij iu drejtua duke i thënë “President”.

Në fjalimin e tij të mbajtur drejtuar fëmijëve, Presidenti Erdogan tha se “Urojmë që lufta për pavarësi dhe të ardhmen të ketë vend të veçantë tek ju. Ju paraqitni forcën dinamike të popujve. Ju jeni shembull i Turqisë, e cila ka popullatë të re”.

Duke vënë në dukje se gjatë periudhës së ardhshme objektivi është të trajnohen njerëzit cilësor, Presidenti Erdogan tha: “Ju jeni kandidatët tanë. Suksesi i juaj do të jetë sukës për ne. Prandaj, ne kemi besimin e plotë tek ju dhe do të krenohemi me suksesin e juaj”.

 


Lajme të ngjashme