Erdogan: Pas organizatës terroriste FETO qëndrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të shtunën vonë se pas organizatës terroriste gyleniste (FETO) qëndrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

Erdogan: Pas organizatës terroriste FETO qëndrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të shtunën vonë se pas organizatës terroriste gyleniste (FETO) qëndrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Përse nuk e deportoni këtë person (kreun e FETO-s)?”, pyeti ai në një apel drejtuar SHBA-së.

Erdogan iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të një kanali televiziv privat, ku ritheksoi edhe një tjetër herë vendosmërinë e Turqisë për të luftuar kundër FETO-s.

“Tani këtij personi po i del për zot SHBA-ja, pra, SHBA-ja qëndron pas tij dhe ky njeri jeton atje si pasha në një rezidencë prej rreth 400 dynymësh. Vallë a nuk ka një rrugë për të deportuar një kriminel duke vepruar në përputhje me marrëveshjen për ekstradimin e ndërsjellë të personave të inkriminuar? Deportoje këtë person! Përse nuk e bën? Ju nuk i qëndroni as marrëveshjes ndërmjet nesh”, tha kreu i shtetit turk duke i bërë thirrje SHBA-së, që ka marrë nën mbrojtje organizatën terroriste FETO dhe liderin e saj.

Ai nënvizoi se 83 anëtarë të FETO-s janë sjellë në Turqi nga jashtë shtetit deri më tani.

“Operacionet jashtë shtetit kundër FETO-s do të vazhdojnë”, siguroi Erdogan.

Më tej, presidenti turk bëri të ditur edhe numrin e terroristëve të neutralizuar në luftën kundër organizatës separatiste terroriste PKK/PYD-YPG.

“Deri në këto çaste, 4.254 terroristë janë neutralizuar në distriktin Afrin të Sirisë. Në operacionet e filluara më datë 10 mars, 346 terroristë janë neutralizuar në Irakun Verior dhe 240 të tjerë brenda vendit”, deklaroi Erdogan duke shtuar se lufta kundër terrorizmit do të vijojë me vendosmëri maksimale qoftë brenda vendit, qoftë edhe jashtë tij.



Lajme të ngjashme