• Video galeri

Stoltenberg: NATO-ja ka kontakte të rregullta me Turqinë, informohemi për operacionin në Afrin

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, bëri me dije të martën se Turqia ka informuar Aleancën javën e kaluar për operacionin “Dega e Ullirit”, që vazhdon në zonën Afrin të Sirisë...

Stoltenberg: NATO-ja ka kontakte të rregullta me Turqinë, informohemi për operacionin në Afrin

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, bëri me dije të martën se Turqia ka informuar Aleancën javën e kaluar për operacionin “Dega e Ullirit”, që vazhdon në zonën Afrin të Sirisë.

Në një dalje publike nga kryeqyteti Bruksel i Belgjikës, Stoltenberg shprehu pritjen në lidhje me vazhdimin e kontakteve me Turqinë.

“Jam në kontakt të rregullt me liderët turq, përfshi këtu edhe Presidentin Recep Tayyip Erdogan, sa i përket situatës në Siri dhe operacionit ‘Dega e Ullirit’. Shpresoj që Turqia të vazhdojë informimin e aleatëve të saj”, deklaroi mes të tjerash kreu i NATO-s.

 


Lajme të ngjashme