Presidenti Erdogan kritikoi “dyfytyrësinë” e ShBA-së në luftën kundër terrorit

Presidenti, Recep Tayyip Erdogan, në lidhje me vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të armatosur organizatën separatiste terroriste PKK/KCK/PYD-YPG ka thënë se ai do të ndikojë edhe në vendimet e Turqisë ndaj këtij vendi.

Presidenti Erdogan kritikoi “dyfytyrësinë” e ShBA-së në luftën kundër terrorit

Presidenti, Recep Tayyip Erdogan, në lidhje me vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të armatosur organizatën separatiste terroriste PKK/KCK/PYD-YPG ka thënë se ai do të ndikojë edhe në vendimet e Turqisë ndaj këtij vendi.

Gjatë fjalimit të tij të bërë në mbledhjen e grupit parlamentar në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë, Presidenti dhe kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK), Recep Tayyip Erdogan vuri theksin në “dyfytyrësinë” e ShBA-së në luftën kundër terrorit, ndërsa shtoi se Turqia, e cila ka një traditë shekullore shtetërore, do të bëjë atë që është e nevojshme në luftën kudër terrorit.

Duke i bërë thirrje ShBA-së të veprojë në frymën e përgjegjësisë si anëtare e NATO-s dhe si aleate, Presidenti Erdogan tha: “"Çfarë anëtarësie e NATO-s është kjo? Nëse ne jemi së bashku në NATO, Amerika duhet t'i respektojë nenet dhe rregullat e NATO-s aq sa i respekton edhe Turqia. NATO-ja nuk është e barabartë me SHBA-të, por të gjitha shtetet veç e veç janë të barabarta me Amerikën. Të gjithë ne duhet ti përmbahemi rregullave".

Gjatë fjalimit të tij kreu i shtetit turk preku edhe në bashkëpunimin e ShBA-së me PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH-in.

“Sa pjesëtarë të DAESH-it i keni neutralizuar? Ku i transferuat ata? Ne i zbulojmë dhe i mbajmë nën regjistra se kush me kë është duke bashkëpunuar dhe çfarë po bëjnë në rajon. Tani askush nuk ka të drejtë të përdorë pretekstin e DAESH-it. Në Irak dhe Siri mori fund teatri i DAESH-it. Ata, të cilët thonë se nuk pamë ndonjë shenjë se këta janë PKK, ose duhet të jetë të verbër dhe budallenj ose kanë qëllime të këqija”, deklaroi Erdogan.

 

Ai gjithashtu reagoi ndaj deklaratave të komandantëve të ShBA-së të filmuar së bashku me terroristët në rajon, ku tha se “Është e qartë se ata, të cilët thonë se ne do të kundërpërgjigjemi ashpër në qoftë se na godasin, nuk e kanë provuar shpullën Osmane. Nëse e ngatërrojnë Turqinë me vendet tjera, në të cilat ata bëjnë hyrje-dalje ashtu si duan vet dhe ku bëjnë çdo lloj pisllëqesh dhe nuk japin llogari, shumë shpejtë do të shohin se ajo nuk është ashtu. Ne do të asgjësojmë çdo terroristë duke filluar prej atyre që qëndronin pranë tyre. Atëherë do të kuptojnë se për ata është shumë më mirë që nuk ndodhen pranë terroristëve”.

Erdogan iu drejtua edhe qytetarëve të ShBA-së me fjalët: “Paratë e dala nga buxheti i ShBA-së për ti ndihmuar organizatat terroriste janë paratë e dala nga xhepi i qytetarëve amerikanë. Këtu dua ta vë në rend të ditës edhe ndjeshmërinë e qytetarëve amerikanë në lidhje me këtë çështje. Dalja e një shume të tillë të parave nga buxheti kombëtar është mjaftë domethënëse”.

Kreu i shtetit turk reagoi ashpër edhe ndaj rretheve që përpiqen për ta diskriminuar operacionin “Dega e Ullirit”, filluar nga Forcat e Armatosura të Turqisë më 20 janar në Afrin të Sirisë, për të neutralizuar anëtarët e PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH-it, si dhe për të shpëtuar popullatën miqësore e vëllazërore të rajonit nga represioni dhe persekutimi i organizatave terroriste.

“Ata që ende e kritikojnë vendin tonë për këtë operacion fillimisht le të shikojnë në tunele, fortifikatat dhe fshatrat e armatosura në rajon. Në qoftë se edhe pas këtyre pamjeve mbetet prej atyre që pretendojnë se të gjitha këto përgatitje nuk janë bërë ndaj vendit tonë, atëherë unë nuk kam çfarë t’ju them atyre”, bëri të ditur Presidenti, Recep Tayyip Erdogan.



Lajme të ngjashme