Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu ndodhet në Kuvajt për mbledhje të rëndësishme

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu ndodhet në Kuvajt për të marrë pjesë në mbledhjen e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër DAESH-it si dhe në Konferencën Ndërkombëtare për Rindërtimin e Irakut.

Këtu ministri Çavusoglu pati takime të ndara me Zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Jashtëm të Kuvajtit, Sabah Al-Halid Al-Hamad Es-Sabah dhe homologun e tij irakian, Ibrahim Al-Xhaferi.

Çavusoglu dhe Xhaferi gjatë takimit të mbajtur para konferencës për rindërtimin e Irakut krahas zhvillimeve dypalëshe dhe atyre rajonale shkëmbyen edhe mendimet në lidhje me konferencën në fjalë.

Gjatë takimit Çavusoglu i përsëriti Xhaferit mbështetjen e fortë që i jep Turqia vendit të tij.

Ndërkaq gjatë takimit me homologun e tij kuvajtian, ministri Çavusoglu konfirmoi vendosmërinë e Turqisë për të avancuar edhe më tej marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat kanë fituar në shtysë me vizita reciproke në nivel të lartë, ndërsa u bisedua edhe për zhvillimet rajonale.

Lajme të ngjashme