Forcat e Armatosura të Turqisë çlirojnë 11 pika të rëndësishme në Afrin

Me marrjen e këtyre pikave Forcat e Armatosura të Turqisë në këtë mënyrë formuan linja të sigurta të avancimit.

Forcat e Armatosura të Turqisë çlirojnë 11 pika të rëndësishme në Afrin

Në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” Forcat e Armatosura të Turqisë kanë çliruar nga organizata separatiste terroriste PYD/PKK 11 pika të rëndësishme në zonën e Afrinit dhe në këtë mënyrë formuan linja të sigurta të avancimit.

 

Forcat e Armatosura të Turqisë dhe forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane, të cilat mbështesin këtë operacion, gjatë operacionit të filluar në orët e mëngjesit çliruan fshatrat Shenkal, Kurni, Bali dhe Edamanli të vendbanimeve Raxho dhe Bylbyl të Afrinit, çifligjet Kita, Kordo dhe Bibno, kodrën Tel Siria dhe kodrën e quajtur 240.

Në këtë mënyrë në ditën e parë të operacionit tokësor Forcat e Armatosura të Turqisë kanë hyrë në Afrin nga veriu, veriperëndimi dhe perëndimi.



Lajme të ngjashme