Ministri Gul: SHBA-së i kemi dërguar 7 kërkesa për ekstradimin e kreut të FETO-s

Ministri i Drejtësisë së Turqisë, Abdulhamit Gul, njoftoi të enjten se vendi i tij i ka dërguar SHBA-së 7 kërkesa për ekstradimin e kreut të organizatës terroriste gyleniste (FETO), Fetullah Gulen...

Ministri Gul: SHBA-së i kemi dërguar 7 kërkesa për ekstradimin e kreut të FETO-s

Ministri i Drejtësisë së Turqisë, Abdulhamit Gul, njoftoi të enjten se vendi i tij i ka dërguar SHBA-së 7 kërkesa për ekstradimin e kreut të organizatës terroriste gyleniste (FETO), Fetullah Gulen.

“Në bazë të provave dhe urdhërarresteve në dosjet, për të cilat kreu i organizatës terroriste (Fetullah Gulen) vazhdon të gjykohet në vendin tonë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës u janë dërguar gjatë këtij procesi 7 kërkesa për ekstradimin e tij, e fundmja e së cilave mban datën 3 nëntor 2017, si dhe një kërkesë për arrestimin e përkohshëm të së lartpërmendurit”, deklaroi ai duke folur para Komisionit të Planit dhe Buxhetit të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë në lidhje me ekstradimin e Gulenin nga SHBA-ja.

Abdulhamit Gul tha se procesi i ekstradimit po ndiqet sipas Marrëveshjes për Ekstradim të Personave të Inkriminuar dhe Ndihmë Gjyqësore Reciproke në Çështjet Penale, nënshkruar më 1980-m ndërmjet Turqisë dhe SHBA-së.

Ministri theksoi gjithashtu se Turqia vazhdon të kërkojë, presë dhe këmbëngulë që Guleni t’i dorëzohet gjyqësorit të pavarur dhe të paanshëm, pa u mbrojtur në SHBA.

Sipas tij, është e drejtë e popullit turk që të presë këtë (ekstradimin) jo vetëm në kuadër të traktateve ndërkombëtare, por edhe të marrëveshjeve dypalëshe.

“Nëse nuk ndërmerren hapat e nevojshme për këtë çështje, atëherë kjo do të thotë se po mbrohet një fajtor”, shtoi ai.

Gul nënvizoi ndër të tjera se i papranueshëm është edhe qëndrimi i disa shteteve për të mbrojtur apo marrë nën patronazh anëtarët e FETO-s.



Lajme të ngjashme