Erdogan: Nuk lejojmë që askush ta dëmtojë ushtrinë tonë

Presidenti Rexhep Tajip Erodan (Recep Tayyip Erdoğan) deklaroi se Turqia nga aspekti i aftësisë operative dhe përvojës ka njërën prej ushtrive më të forta të botës.

Erdogan: Nuk lejojmë që askush ta dëmtojë ushtrinë tonë

Presidenti Rexhep Tajip Erodan (Recep Tayyip Erdoğan) deklaroi se Turqia nga aspekti i aftësisë operative dhe përvojës ka njërën prej ushtrive më të forta të botës.

Në fjalën e tij të mbajtur gjatë ceremonisë së diplomimit të kadetëve të Akademisë Tokësore të Universitetit të Mbrojtjes Kombëtare në Ankara, Presidenti Erdoan tha se beson që numri i aplikimeve në akademitë ushtarake vitin e ardhshëm do të rritet edhe më shumë.

Duke theksuar se ushtria nuk është një ushtri e puçistëve, e juntës, e prokurave, kreu i shtetit turk tha: “Kjo ushtri nuk është ushtria e FETO-s. Ajo nuk është as ushtri e institucioneve të huaja. Ajo është ushtri e Turqisë, është ushtria e popullit turk”.

“Turqia nuk ka më kohë dhe njerëz për të humbur”, bëri të ditur Erdoan dhe shtoi se gjatë kësaj periudhe populli dhe vendi kanë nevojë për fuqinë e ushtrisë si asnjëherë më parë.

Presidenti shtoi se Turqia brenda vendit është duke ndërmarrë operacionet më të mëdha të historisë së saj kundër terrorit dhe vijoi me këto fjalë: “Ne jemi duke zhvilluar operacione shumë të rëndësishme në Siri. Sot Turqia nga aspekti i aftësive operative dhe përvojës ka njërën prej ushtrive më të forta në botë”.

Erdoan në mes tjerash bëri të ditur se për shkak të cilësisë së tij të komandantit suprem të Ushtrisë Turke, çdo sulm i ndërmarrë ndaj Forcave të Armatosura është sulm i ndërmarr ndaj tij personalisht.

“Lufta kundër tradhtarëve puçistë dhe juntës së infiltruar brenda ushtrisë, është tjetër dhe tjetër janë sjelljet e bëra për të dobësuar ushtrinë dhe për ti ofenduar ushtarët tanë. Ne jemi duke vazhduar dhe do ta vazhdojmë luftën tonë kundër tradhtarëve, por nuk do të lejojmë që dikush të dëmtojë ushtrinë dhe ushtarakët tanë duke e keqpërdorur këtë situatë”, bëri të ditur Erdoan.



Lajme të ngjashme