Caktohet data e dorëzimit në Turqi të sistemit raketor rus, S-400

Ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare, Nurettin Canikli, njoftoi mbrëmjen e së mërkurës se dorëzimi i partisë së parë të sistemit raketor S-400, që është blerë tashmë nga Rusia, planifikohet të realizohet në vitin 2019...

S-400.jpg
turkiye-rusya-s-400.jpg
türkiye rusya s-400.jpg

Ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare, Nurettin Canikli, njoftoi mbrëmjen e së mërkurës se dorëzimi i partisë së parë të sistemit raketor S-400, që është blerë tashmë nga Rusia, planifikohet të realizohet në vitin 2019.

Ai informoi Komisionin e Planit dhe Buxhetit të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë në lidhje me çështjen në fjalë.

“Një kontratë për furnizimin me sisteme S-400 është nënshkruar me Rusinë. Sipas kontratës, do të merren dy sisteme raketore S-400, njëri prej të cilëve fakultativ. Dorëzimi i sistemit të parë S-400 është planifikuar të bëhet në vitin 2019”, sqaroi ministri Canikli.



Lajme të ngjashme