Erdogan: Të shqetësuar apo jo, Turqia do ti ndërtojë centralet bërthamore

Presidenti Recep Tayyip Erdogan mbajti një fjalim në ceremoninë e inaugurimit kolektiv të “Centraleve Elektrike” në Qendrën Kulturore dhe të Kongreseve në Beştepe të Ankarasë.

Erdogan: Të shqetësuar apo jo, Turqia do ti ndërtojë centralet bërthamore

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) shprehu vendosmërinë e vendit për të ecur përpara me programin e energjisë bërthamore pavarësisht çdo kundërshtimi.

Në fjalën e tij të mbajtur në ceremoninë e inaugurimit kolektiv të “Centraleve Elektrike” në Qendrën Kulturore dhe të Kongreseve në Beshtepe (Beştepe) të Ankarasë, Presidenti Erdoan tha se disa rrethe bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme për të penguar iniciativat që ndërmerr Turqia në sektorin e energjisë.

Duke iu drejtuar rretheve të shqetësuara nga hapat energjetike të Turqisë, kreu i shtetit turk tha: “Mos u mundoni kot, ky karvan vazhdon dhe do të vazhdoj rrugëtimin e tij. Turqia do të prodhoj energjinë e saj bërthamore pavarësisht shqetësimit tuaj”.

Erdoan gjithashtu shtoi se gjatë realizimit të projekteve bërthamore i kushtojnë rëndësi edhe ambientit, ndërsa bëri të ditur se pasuria pyjore e vendit nga 21 milionë hektarë doli në 22 milionë hektarë.

 

Presidenti shtoi se politikat kombëtare të energjisë dhe të minierave janë forca shtytëse që Turqia të arrijë objektivat e saj në të ardhmen.

Duke vënë në dukje se dikur organizata separatiste terroriste PKK dilte kundër ndërtimit të centraleve hidroelektrike, Presidenti Erdoan tha se “Ato diga na sigurojnë dobi të ndryshme, duke filluar nga uji i pijshëm e deri tek rregullimi i ambientit. Mundësitë që i siguruam me sistemet e ujitjes janë të vërteta të pamohueshme”.

Kreu i shtetit turk tha se gjatë 10 viteve të ardhshme duan të vënë në shërbim centralet e energjisë diellore dhe të energjisë eolite me kapacitet 10 mijë megavat secila, ndërsa janë duke bërë punime për të siguruar më shumë stimuj për qymyrin vendor dhe se nga investitorët presin lajme për projekte të reja.

Turqia aktualisht planifikon të ndërtojë tre centrale bërthamore, duke përfshirë Akkuyu në provincën jugore të Turqisë të Mersinit, ndërtimi i të cilëve është vendosur të filloj në vitin 2018 dhe të hyjnë në shërbim në vitin 2023.

Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Berat Albajrak (Albayrak) në fjalën e tij të mbajtur gjatë ceremonisë së inaugurimit kolektiv të centraleve elektrike bëri të ditur se “Me 9 miliardë dollarë investime të bëra në sektorin e energjisë elektrike, fuqisë aktuale të instaluar do ti shtohen edhe 8 mijë e 222 megavat të tjera”.



Lajme të ngjashme