Erdogan: Ne e dimë saktësisht se çfarë po ndodh në rajon, sipas kësaj do ti marrim edhe masat

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bëri të ditur se organizata terroriste DAESH pësoi disfatë në Siri, ndërsa tërhoqi vëmendjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë me dërgimin e armëve në këtë vend.

Erdogan: Ne e dimë saktësisht se çfarë po ndodh në rajon, sipas kësaj do ti marrim edhe masat

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bëri të ditur se organizata terroriste DAESH pësoi disfatë në Siri, ndërsa tërhoqi vëmendjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë me dërgimin e armëve në këtë vend.

Presidenti Erdoan mbajti një fjalim në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

Duke e bërë të ditur se Turqia me çdo rast shprehu shqetësimet lidhur me politikat e ShBA-së në rajon, Presidenti Erdoan vijoi me këto fjalë: “Ju thoni se e keni pastruar këtë zonë nga DAESH-i. Pse kamionët me armë ende po vijnë në Siri, pse po vazhdon kjo? Kundër cilit vend po formohet kjo ushtri? Pse e bëni këtë?”

“Ne e dimë qartë se çfarë po ndodh, prandaj do ti hedhim edhe hapat sipas kësaj. Askush të mos pret që Turqia të qëndroj indiferente ndaj këtyre skenarëve" tha ai, duke iu referuar armatosjes së SHBA-ve të organizatës terroriste PKK / PYD në Siri.

 

“Turqia ka ndërmarrë masa kundër DAESH-it, një grup i cili është paraqitur si një përbindësh i pamposhtur për vite me radhë", bëri të ditur Erdoan.

Kreu i shtetit turk theksoi se tanimë DAESH-i është mposhtur pothuajse plotësisht në Siri dhe Irak dhe vijoi me këto fjalë: “Nga aspekti i paqes, tërësisë territoriale dhe stabilitetit në këtë vend nuk ka patur asnjë progres. Regjimi i Esadit ende qëndron në vendin e tij. Është folur shumë, por nuk u arrit në rezultate konkrete. Pra, pse u bënë të gjitha këto gjakderdhje në këtë rajon?”.

Duke e bërë të ditur se rajoni me pretekst luftën kundër organizatave terroriste është duke kaluar nëpër një dizajn të ri, Erdoan tha se nuk do të qëndrojnë të heshtur ndaj këtij zhvillimi.

“Turqia ka parë lojën e vendeve perëndimore për të formuar shtetin terrorist në këtë rajon dhe doli kundër kësaj, ndërsa disa rrethe u shqetësuan nga kjo”, bëri të ditur Erdoan.

Ai shtoi se hetimi për korrupsion të disa zyrtarëve të lartë qeveritarë i kryer nga ana e anëtarëve të organizatës terroriste gyleniste FETO të infiltruar në gjyqësor, me qëllim të përmbysjes së qeverisë së zgjedhur të Turqisë, që u pasua nga një bastisje në shkallë të gjerë mes datave 17 - 25 dhjetor 2013 dështoi, ndërsa loja e njëjtë e kurdisur në ShBA u luajt edhe ndaj biznesmenit Riza Sarraf.

Erdoan shtoi se sulmet ndaj Turqisë nuk i bëjnë budallenjtë, por kjo është lojë e të pabesëve.

“Pas zbulimit dhe prishjes së lojërave që luhen mbi Turqinë, tani duhet të përqendrohemi në objektivat e përcaktuara për vitin 2023, për të bërë Turqinë njërën prej 10 ekonomive më të mëdha të botës”, bëri të ditur Erdoan.



Lajme të ngjashme