Mersin – Autoritetet doganore turke konfiskojnë 47 armë në një anije të nisur nga SHBA-ja

Ekipet e mbrojtjes doganore të Ministrisë turke të Doganave dhe Tregtisë konfiskuan të hënën 47 armë, përfshi këtu edhe pistoleta të markës “Glock”, gjatë kontrollit të anijes me emrin “SATIE”, që u ankorua në portin e Mersinit nga SHBA-ja...

Mersin – Autoritetet doganore turke konfiskojnë 47 armë në një anije të nisur nga SHBA-ja

Ekipet e mbrojtjes doganore të Ministrisë turke të Doganave dhe Tregtisë konfiskuan të hënën 47 armë, përfshi këtu edhe pistoleta të markës “Glock”, gjatë kontrollit të anijes me emrin “SATIE”, që u ankorua në portin e Mersinit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Siç bën të ditur Ministria e Doganave dhe Tregtisë përmes një komunikate me shkrim, njëri nga kontejnerët e anijes është dërguar për skanim me rreze X si rezultat i vlerësimit të rrezikut, bërë nga personeli i Drejtorisë Rajonale të Mersinit për Mbrojtjen Doganore të Antitrafikut dhe Inteligjencës.

Pas kontrollit të detajuar të dy automjeteve në kontejner, kontrollorët turq kanë gjetur 47 armë të markave të ndryshme, nga të cilat 6 me tytë të gjatë dhe 41 pistoleta “Glock”, të njohura ndryshe dhe si “armë fantazmë”.

Autoritetet turke morën masën e paraburgimit për 4 persona, mes të cilëve dhe një përgjegjës i firmës eksportuese.



Lajme të ngjashme