Zapatero: Turqia është shembull për tërë botën

Ish-Kryeministri i Spanjës, Jose Luis Rodriguez Zapatero duke u shprehur në rëndësinë e Turqisë për stabilitetin dhe paqen botërore tha se ardhmja e pjesës tjetër të botës varet nga Turqia.

Zapatero: Turqia është shembull për tërë botën

Ish-Kryeministri i Spanjës, Jose Luis Rodriguez Zapatero duke u shprehur për rëndësinë e Turqisë në stabilitetin dhe paqen botërore tha se ardhmja e pjesës tjetër të botës varet nga Turqia.

Në Forumin e TRT World me titull “Ndryshim frymëzues në një periudhë paqartësish”, që zhvillohet për herë të parë në Stamboll për ti gjetur zgjidhje problemeve aktuale, kulturore, politike, ekonomike dhe sociale, u zhvillua një seancë e veçantë me titull “Ne jemi në të njëjtën anije, bashkëpunim rajonal për zgjidhjen e krizave njerëzore”.

Në këtë seancë të veçantë mori pjesë edhe Ministri i Jashtëm, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) dhe ish-Kryeministri i Spanjës, Jose Luis Rodriguez Zapatero.

Ky i fundit shprehu kënaqësinë që gjendet përsëri në Stamboll, një qytet që bashkon kontinentet dhe kulturat dhe shtoi: “Veçanërisht në kuadër të zhvillimeve të ardhshme, për mua është shumë e rëndësishme që gjendem në një vend që është shembull për tërë botën”.

Ai u shpreh edhe në lidhje me problemet globale që përjetohen në rang botëror. “Për të luftuar me të gjitha këto, për fat të keq nuk kemi politika të mjaftueshme dhe procese të mjaftueshme udhëheqjeje globale” tha Zapatero.

Ai tërhoqi vëmendjen se duhet përforcuar Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe duhet stabilizuar aleanca rajonale dhe shtoi: “Ne duhet të rrisim marrëdhëniet ndemjet Lindjes dhe Perëndimit, pra vendeve perëndimore dhe vendeve në zhvillim”.



Lajme të ngjashme