Presidenti Erdogan viziton Poloninë me ftesë të presidentit të këtij vendi

Presidenti Erdoan me homologun e tij Duda do të zhvilloj takime dypalëshe dhe mes delegacioneve.

Presidenti Erdogan viziton Poloninë me ftesë të presidentit të këtij vendi

Me ftesë të Presidentit të Polonisë, Andrzhej Duda (Andrzej Duda), Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) udhëtoi në Poloni për një vizitë zyrtare.

Presidenti Erdoan me homologun e tij Duda do të zhvilloj takime dypalëshe dhe mes delegacioneve.

Krahas Kryeministres së Polonisë, Beata Shidlo (Beata Szydlo), Presidenti Erdoan do të takohet edhe me kryetarët e Senatit dhe Sezhm-it, dy dhoma këto të parlamentit të Polonisë.

Parashikohet që me rastin e vizitës të nënshkruhen edhe marrëveshje në fusha të ndryshme mes dy vendeve.

Turqia i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të bashkëpunimit në çdo fushë me aleatin e saj, Poloninë, me të cilën në vitin 2009 avancoi marrëdhëniet në nivelin e partneritetit strategjik dhe që ka një miqësi historike 600-vjeçare.



Lajme të ngjashme