Stambolli do të mirëpresë organizimin gjigand të TRT World

Në 18 tetor Stambolli do të mirëpresë një simpozium të madh ku do të flitet për problemet globale

Stambolli do të mirëpresë organizimin gjigand të TRT World
TRT World Forum, në vëmendje problemet globale
TRT World Forum, në vëmendje problemet globale

Stambolli do të mirëpresë më 18-19 tetor një simpozium të madh, ku do të flitet për problemet globale. Ky simpozium, i cili do të hapet me një fjalim nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan, organizohet nga kanali televiziv që transmeton në anglisht, TRT World, zëri i Turqisë në arenën ndërkombëtare.

Në 18 tetor Stambolli do të mirëpresë një simpozium të madh ku do të flitet për problemet globale.

Simpoziumi, ku fjalimin e çeljes, do e mbajë Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), zhvillohet nga zëri i Turqisë në fushën ndërkombëtare, kanali televiziv që transmeton në anglisht, TRT World.

TRT World Forum, që organizohet për herë të parë, me qëllim që të kërkohen zgjidhje për ngërçet aktuale, kulturore, politike, ekonomike dhe sociale, do të sjellë pranë rreth 400 politikanë, biznesmenë, akademikë, aktivistë dhe gazetarë nga shumë vende të bozës, me një agjendë të ngjeshur.  

Tema e Forumit që do të bëhet tradicional është “Ndryshim frymëzues në një periudhë paqartësish”.

Ndër personat që do të mbajnë fjalim në TRT World Forum janë; ish-kryeministri i Spanjës, vend që përjeton krizën e referendumit, Jose Luis Rodriguez Zapatero, vajza aktiviste e Malcolm X, Ilyasah Shabazz, Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), Ministrja e Zhvillimit të Afrikës së Jugut, Bathabile Olive Dlamini, Drejtori i Përgjithshëm i TRT-së, Ibrahim Eren dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Rusi-t, Karin von Hippel.

Ndër panelistët është edhe Barones Sayeede Warsi, ish-ministrja e Anglisë Përgjegjëse për Besimet dhe Komunitet, që dha dorëheqjen për shkak të politikave që ky vend ndjek ndaj Gazës dhe që ishte ministrja e parë femër myslimane në Britaninë e Madhe.

Në Forumin, me në qendër diskutimet ndaj çështjeve politike aktuale dhe përgjegjësitë e medias, do të zhvillohen edhe seanca për çështje të tilla si ksenofobia dhe islamofobia, ndihmat njerëzore, kriza që përjeton sistemi ndërkombëtar dhe propozimet për zgjidhjen e tyre.

Me lançimin e projektit “TRT World Citizen” që do të realizohet mbrëmjen e 18 tetorit do të shpjegohet nisma e TRT World për përgjegjësitë sociale të ngritura për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me krizat njerëzore.

Kurse tema e projektit janë fëmijët e humbur refugjatë.

Së bashku me vënien e refugjatëve në rendin e ditës do të ketë edhe punime dokumentare.  

Koordinatori i Lajmeve të TRT World, Fatih Er, në lidhje me këtë çështje u shpreh duke thënë: “Në të njëjtën kohë, ne si qendër e lajmeve jemi duke përgatitur një dokumentar në lidhje me fëmijët që kanë kaluar në duart e mafies së organeve. Këtë dokumentar do ta transmetojmë sa më parë të jetë e mundur dhe do të vazhdojmë me projektet e përgjegjësisë sociale”.

Për detaje të mëtejshme në lidhje me forumin dhe pjesëmarrësit mund të vizitoni adresën forum.trtworld.com



Lajme të ngjashme