Presidenca turke: Shantazhi ekonomik i Gjermanisë, jo i drejtë dhe s’funksionon

Ambasadori Ibrahim Kalin, zëdhënës dhe nënsekretar i përgjithshëm i Presidencës së Republikës së Turqisë, deklaroi të enjten se shantazhi ekonomik i Gjermanisë kundër vendit të tij s’është i drejtë dhe, për më tepër, as nuk funksionon...

Presidenca turke: Shantazhi ekonomik i Gjermanisë, jo i drejtë dhe s’funksionon

Një reagim i fuqishëm kundër Kancelares gjermane, Angela Merkel, që ka thënë se “Marrëveshja për Unionin Doganor me Turqinë nuk do të azhurnohet”, ka ardhur edhe nga Presidenca në Ankara.

Ambasadori Ibrahim Kalin, zëdhënës dhe nënsekretar i përgjithshëm i Presidencës së Republikës së Turqisë, kritikoi të enjten edhe këto fjalë, edhe qëndrimin e Kancelares Merkel duke thënë se nuk është aspak e drejtë që ekonomia të përdoret si mjet shantazhi politik.

Duke vlerësuar rendin e ditës gjatë një konference për shtyp në kryeqytetin turk, Ibrahim Kalin vuri në pah se është diçka e padrejtë që shefja e qeverisë gjermane të pozicionohet sikur jep udhëzime për institucionet e Bashkimit Evropian apo për vendet anëtare të saj në lidhje me Unionin Doganor.

“Përpjekjet e autoriteteve gjermane për të shtrirë në të gjithë Evropën tensionin ndërmjet Ankarasë dhe Berlinit shfaq dëshpërimin e tyre. Ne s’duam të jetojmë tension me Gjermaninë apo me ndonjë vend evropian”, deklaroi ai.

“Kësisoj deklaratash nuk funksionojnë dhe janë të papajtueshme me qeverisjen e shtetit”, shtoi ambasadori Kalin duke theksuar se investime të reja nga Gjermania po vazhdojnë pa ndërprerje në Turqi.

Ai nënvizoi gjithashtu se Unioni Doganor ndërmjet Turqisë dhe BE-së është një “marrëveshje fito-fito”.

“Nëse kjo pengohet, vonohet ose anulohet, atëherë me humbje nga kjo nuk del vetëm Turqia, por edhe Bashkimi Evropian”, sqaroi Kalin.

Më pas, i pyetur rreth zhvillimet në rajon, zëdhënësi i Presidencës së Turqisë njoftoi se sekretari i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jim Mattis, ka në plan që të vizitojë Turqinë gjatë ditëve në vijim, pikërisht në lidhje me këtë çështje.



Lajme të ngjashme