Yildirim-Tsipras: Zgjidhja e drejtë dhe e qëndrueshme në Qipro, më e rëndësishme se kurrë

Zgjidhja e drejtë dhe e qëndrueshme në Qipro është më e rëndësishme se kurrë më parë, thanë Kryeministri turk, Binali Yildirim dhe ai grek, Alexis Tsipras, gjatë një konference të përbashkët shtypi në Athinë...

Yildirim-Tsipras: Zgjidhja e drejtë dhe e qëndrueshme në Qipro, më e rëndësishme se kurrë
Takimi Cipras-Yildirim në Athinë
Takimi Cipras-Yildirim në Athinë

Kryeministri i Republikës së Turqisë, Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) të hënë u takua në Athinë me Kryeministrin grek, Aleksis Cipras.

Kryeministri turk, Binali Yildirim, realizoi të hënën në Athinë një takim me homologun e tij grek, Alexis Tsipras.

Përveç marrëdhënieve dypalëshe dhe atyre Turqi-Bashkimi Evropian, në rend të ditës gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, organizuar pas takimi kokë më kokë dhe ndërmjet delegacioneve, u ngrit gjithashtu refuzimi i ekstradimit të puçistëve të arratisur në Greqi pas tentativës tradhtare për grusht shteti, ndërmarrë në Turqi më 15 korrik 2016 nga organizata terroriste gyleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY).

“Duam që puçistët të mos i japin grusht marrëdhënieve ndërmjet Greqisë dhe Turqisë”, deklaroi Kryeministri Yildirim në lidhje me çështjen.

Ndërsa shefi i Athinës zyrtare tha se kjo është një çështje, që ka të bëjë me Gjyqësorin dhe drejtësinë.

“Duhet të respektojmë vendimin e gjykatës”, vlerësoi Tsipras.

Binali Yildirim nënvizoi gjithashtu se problemi qipriot është një tjetër çështje, e cila kërkon zgjidhje për Turqinë dhe Greqinë.

“Zgjidhja duhet të jetë e drejtë dhe të sigurojë qeverisje të drejtë. Duhet të gjendet një zgjidhje, e cila do të garantojë në të ardhmen edhe sigurinë e komunitetit turk, edhe të komunitetit grek në ishull”, u shpreh kreu i ekzekutivit të Ankarasë.

Kurse Alexis Tsipras tërhoqi vëmendjen se zgjidhja e drejtë dhe e qëndrueshme në Qipro është më e rëndësishme se kurrë më parë.

“Çështja në fjalë është me rëndësi edhe për stabilitetin e rajonit. Mendojmë se këtij problemi i duhet gjetur një zgjidhje në kuadër të rezolutave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, tha kryeministri grek në lidhje me procesin e zgjidhjes së problemit qipriot.



Lajme të ngjashme