Jëlldërëm në Greqi: Dy vende në hapësirë të njëjtë gjeografike me një fat të njëjtë

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se Turqia dhe Greqia si dy vende fqinje në të njëjtën hapësirë gjeografike ndajnë bashkë të njëjtin fat.

Jëlldërëm në Greqi: Dy vende në hapësirë të njëjtë gjeografike me një fat të njëjtë
Takimi Cipras-Yildirim në Athinë
Takimi Cipras-Yildirim në Athinë

Kryeministri i Republikës së Turqisë, Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) të hënë u takua në Athinë me Kryeministrin grek, Aleksis Cipras.

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se Turqia dhe Greqia si dy vende fqinje në të njëjtën hapësirë gjeografike ndajnë bashkë të njëjtin fat.  

Kryeministri Jëlldërëm në ndalesën e parë të kontakteve në Athinë, Kryeqytetin e Greqisë, u takua me Kryeministrin grek Aleksis Cipras.

Jëlldërëm u prit në hyrje të kryeministrisë nga homologu grek. Dy liderët përpara takimit kokë më kokë mbajtën një fjalim përshëndetës.

“Ne jemi fqinjë dhe ne kemi një thënie ‘Komshinjtë kanë nevojë për njëri tjetrin” (komshiu ka nevojë për hirin e komshiut). Ne ndajmë të njëjtën hapësirë gjeografike, kjo do të thotë se ndajmë të njëjtin fat. Padyshim që herë pas here mund të përjetohen probleme por edhe problemet mund të zgjidhen me gjakftohtësi dhe me dialog reciprok” u shpreh Jëlldërëm.  

Ai rikujtoi se vitet e fundit Greqia përjeton vështirësi kurse në kufijtë jugor të Turqisë vazhdon lufta civile Siri dhe Irak.

“Prandaj ne përjetojmë vështirësi. Unë besoj se këto vështirësi mund të zgjidhen me botëkuptimin qëllimmirë reciprok. Punimet pozitive që do të bëjmë së bashku dhe okazionet janë më të shumta se problemet tona. Si rrjedhojë duhet të fokusohemi më shumë tek shanset që na paraqiten, ndërsa problemet duke i lënë në rrjedhën e kohës është gjithmonë e mundur që ti zgjidhim brenda drejtësisë dhe dialogut. Ne duhet të kemi një përpjekje të tillë” u shpreh kryeministri turk.

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras tha se është shumë e rëndësishme që problemet ndërmjet Turqisë dhe Greqisë të zgjidhen me një qasje konstruktive.  



Lajme të ngjashme