Zejbekçi: 5 mijë ton ndihma me ushqime kanë mbërritur në Katar

Ministri i Ekonomisë Nihat Zejbekxhi (Nihat Zeybekci) deklaroi sasinë e ndihmave të dërguara në Katar.

Zejbekçi: 5 mijë ton ndihma me ushqime kanë mbërritur në Katar

Ministri i Ekonomisë Nihat Zejbekxhi (Nihat Zeybekci) deklaroi sasinë e ndihmave të dërguara në Katar.

Zejbekçi në fjalimin e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të Kuvendit të Eksportuesve të Turqisë (TIM) të zhvilluar në Stamboll tha se Katarit, që përjeton krizë me vendet të Gjirit, Turqia i ka dërguar 5 mijë ton ushqime me 71 avionë.

Ai tha se popullit të Katarit i janë dërguar ndihma për nevojat themelore.

“Këtë fundjavë filloi edhe dërgimi i ndihmave me anije. Nga ana tjetër maunat janë nisur. Të gjithë ta dinë se Turqia, të gjithë ata që janë në nevojë ose janë duke vuajtur, të gjitha ata që i kanë kthyer sytë nga ne do të ndihmohen nga populli ynë i shenjtë dhe nga presidenti ynë i nderuar” tha Ministri turk i ekonomisë.



Lajme të ngjashme