• Video galeri

Shtypi botëror 09.02.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar këtë javë nga mediat botërore (02 shkurt – 09 shkurt).

Shtypi botëror 09.02.2018

Agjencia iraniane e lajmeve “Fars” citon drejtorin e përgjithshëm të kompanisë kombëtare të gazit natyror të Iranit, Hamid Riza Iraki të ketë thënë se është arritur në marrëveshje për pagesën e borxhit të Iranit ndaj Turqisë në lidhje me gazin natyror.

Agjencia franceze e lajmeve “AFP” njofton se Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar në vizitë në Vatikan, ku pati një takim edhe me liderin shpirtëror të botës katolike, Papa Françeskun.

Agjencia gjeorgjiane e lajmeve “Interpressnews” njofton se Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit” ka thënë se qëllimi i këtij operacioni është të garantojë sigurinë kombëtare të Turqisë.  

Portali amerikan i lajmeve “Turkish-American News” bën të ditur se prodhimi i sektorit automobilistik i Turqisë gjatë vitit 2017 ka shënuar rritje me 13 për qind në krahasim me një vit më parë dhe doli në 1 milionë e 674 mijë, ndërsa prodhimi i automobilave shënoi rritje me 18 për qind dhe doli në 1 milionë e 121 mijë copë.

Faqja zyrtare e radios “Zëri i Amerikës” citon ministrin r Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu të ketë thënë se “Mbështetja që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i japin organizatës separatiste terroriste YPG është duke dëmtuar partneritetin mes dy vendeve.

Faqja e internetit e “Deutsche Welle” njofton se Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i qeverisë turke, Bekir Bozdag ka thënë se marrëdhëniet diplomatike me Holandën vazhdojnë.

Faqja zyrtare e radios “Zëri i Amerikës” bën të ditur se Turqia i ka dërguar mesazh ShBA-së në lidhje me YPG-në duke thënë se “Të gjithë ata që veshin leckat e terroristëve do të jenë në objektivin tonë”.

Agjencia e lajmeve e Krimesë “QHA” njofton se Turqia gjatë 92 viteve në arenën ndërkombëtare në lojërat olimpike, kampionate botërore dhe në ato evropiane në mundje ka fituar gjithsej 1 mijë e 512 medalje dhe kështu u në mesin e vendeve që morën më së shumti medalje në botë.

Agjencia gjermane e lajmeve “DPA” bën të ditur se Bashkimi Evropian ka ftuar në samit Presidentin Recep Tayyip Erdogan që do të mbahet në qytetin Varna të Bullgarisë.

Ndërkaq agjencia amerikane e lajmeve “AP” njofton se Presidenti Recep Tayyip Erdogan i bëri thirrje ShBA-së për ti tërhequr trupat nga Menbixhi.

Faqja e internetit e “Deutsche Welle” njofton se ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu ka thënë se gjatë vizitës së Rex Tillerson në Turqi me homologun e tij amerikan do të bisedojnë haptazi në lidhje me ndërprerjen e ndihmave të ShBA-së ndaj organizatës terroriste PYD.

Agjencia e lajmeve e Krimesë “QHA” njofton se Turqia do të ofrojë shërbime në fushën e energjisë elektrike në Nigeri, ndërsa shton se gjatë bisedës telefonike me Presidentëve Recep Tayyip Erdogan dhe Vladimir Putin është biseduar në lidhje me zhvillimet në Siri me në krye ato në Afrin dhe Idlib.  

Faqja zyrtare e radios “Zëri i Amerikës” bën të ditur se zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kalin ka thënë se Turqia ka plotësuar 72 kriteret e parashtruara nga BE-ja për liberalizimin e vizave për qytetarët turq.

Agjencia iraniane e lajmeve “Fars” bën të ditur se Presidenti i vendit, Hasan Ruhani ka thënë se zhvillimi i marrëdhënieve me Turqinë është njëra prej politikave të rëndësishme të Iranit. Ndërkaq në një lajm tjetër njofton se gjatë bisedës telefonike të zhvilluar mes presidentëve të Turqisë dhe Uzbekistanit u qëndrua mbi zhvillimin e gjithanshëm të marrëdhënieve mes Ankarasë dhe Tashkentit.



Lajme të ngjashme