• Video galeri

Kolumbiani Mina forcon radhët e Barcelonës

Mbrojtësi kolumbian Yerry Mina (23) nga Palmeiras-i brazilian ka kaluar në ekipin e Barcelonës, që është përforcimi i dytë dimëror pas Filippe Coutinho-s.

Kolumbiani Mina forcon radhët e Barcelonës

Mina në Barcelonë kaloi me një shpërblim prej 11,8 milionë euro dhe do të jetë kolumbiani i parë, i cili do të luajë ndeshje zyrtare për një klub nga Spanja.

Barcelona ishte e interesuar për Mina-n edhe vitin e kaluar, por menaxhmenti i Palmeiras-it atëherë nuk dëshironte ta shiste atë, meqë ishte një nga lojtarët kyç për marrjen e titullit kampion në Brazil për vitin 2016.

Barcelona dhe Palmeiras fillimisht dakorduan transferimin për rreth 9 milionë euro, por në mënyrë shtesë u pajtuan për çmimin e tij dhe përshpejtuan transferimin pas lëndimit të Samuel Umtiti.

Mina në karrierën e deritanishme ka luajtur edhe për Deportivo Pastuk dhe Palmeiras. (Anadolu Agency - AA)



Lajme të ngjashme