Kombëtarja turke e të amputuarve fitoi titullin e kampionit të Evropës

Sportistët e kombëtares pas përfundimit të ndeshjes jetuan çaste emocionuese.

Kombëtarja turke e të amputuarve fitoi titullin e kampionit të Evropës

Kombëtarja turke e futbollit të amputuarve fitoi titullin e kampionit të Evropës.

Në ndeshjen finale të Kampionati Evropian të Federatës së Futbollit të të Amputuarve të Evropës (EAFF) që u organizua në Turqi, kombëtarja turke mundi ekipin e Anglisë me rezultat 2-1 dhe fitoi titullin e kampionit.

Sportistët e kombëtares pas përfundimit të ndeshjes jetuan çaste emocionuese.

Pas përfundimit të ndeshjes skuadra turke me flamur në dorë përshëndeti shikuesit në tribuna dhe këndoi marshe së bashku.

Medaljet dhe kupën kombëtarja turke i mori në dorëzim nga ministri i Sportit dhe Rinisë, Osman Ashkën Bak (Osman Aşkın Bak).

Edhe Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) përgëzoi për fitore kombëtaren turke të futbollit të amputuarve për fitore në Kampionatin Evropian të Federatës së Futbollit të të Amputuarve të Evropës (EAFF).    



Lajme të ngjashme