“A Bola”: Ronaldo do të largohet nga Real Madrid, “vendimi i pakthyeshëm”

Sipas gazetës portugeze “A Bola”, Cristiano Ronaldo e ka marrë vendimin për të lënë “galaktikët” këtë verë, pas ankesës së prokurorit, e cila e akuzon atë për shpërdorimin e 14.7 milionë eurove, që nuk kanë përfunduar në thesar, por ka bërë evazion...

“A Bola”: Ronaldo do të largohet nga Real Madrid, “vendimi i pakthyeshëm”

Lajmi ka rënë si bombë te Real Madridi. Sipas gazetës portugeze “A Bola”, Cristiano Ronaldo e ka marrë vendimin për të lënë “galaktikët” këtë verë, pas ankesës së prokurorit, e cila e akuzon atë për shpërdorimin e 14,7 milionë eurove, që nuk kanë përfunduar në thesar, por ka bërë evazion fiskal.

Gazeta portugeze ka thënë që pavarësisht se publikisht Cristiano ka shprehur “ndërgjegje të pastër”, ai është i lodhur me hetimin e thesarit spanjoll.

Kjo është arsyeja pse ai e ka manifestuar tashmë te presidenti Florentino Perez “vendimin e pakthyeshëm” për t’u larguar nga Spanja.

Cristiano Ronaldo është i përqendruar në këto ditë te kombëtarja e Portugalisë, me të cilën është duke u përgatitur për Kupën e Konfederatave, që do të mbahet në Rusi nga e shtuna e 17 qershorit.



Lajme të ngjashme