Shmanget përplasja e asteroidit “2012 TC4” me Tokën

Asteroidi “2012 TC4” nga grupi Apollo, i klasifikuar si një objekt i afërt me Tokën, i është shmangur përplasjes me të duke iu afruar planetit të tretë të sistemit tonë diellor, të enjten në mëngjes...

Shmanget përplasja e asteroidit “2012 TC4” me Tokën

“Asteroidi me një diametër nga 12 deri në 27 metra i është shmangur rrezikut për t’u përplasur me Tokën duke u larguar me rreth 44.000 kilometra”, njoftoi në rrjetin e saj social Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA).

Po të bëjmë një krahasim, distanca midis Tokës dhe Hënës është rreth 400.000 kilometra.

Asteroidi “2012 TC4” u zbulua për herë të parë nga observatori “Pan-Starrs”, instituti i parë i kërkimit astronomik në ishullin Havai, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rruga e afërt e fluturimit u ofroi shkencëtarëve një mundësi të shkëlqyer për të testuar aftësinë për të zbuluar dhe ndjekur objektet afër Tokës, si dhe për të vlerësuar aftësinë e tyre për t’iu përgjigjur së bashku një kërcënimi të vërtetë asteroidësh.

“Një shmangie tjetër e përplasjes së asteroidit “2012 TC4” pritet të ndodhë në tetor 2079, ku raporti i shkëmbit hapësinor për të goditur Tokën është 1 në 2.645”, sipas Ruediger Jehn nga Agjencia Evropiane e Hapësirës.



Lajme të ngjashme