Aplikacioni i kompanisë “Turkcell” fiton çmimin e OKB-së

Kompania “Turkcell” ka fituar çmimin e parë në kategorinë “Diversiteti dhe Identiteti Kulturor, Diversiteti Gjuhësor”, në ceremoninë “WSIS Prizes 2017”...

Aplikacioni i kompanisë “Turkcell” fiton çmimin e OKB-së

“Turkcell”, një nga kompanitë turke më të fuqishme në sektorin e telekomunikacionit, është vlerësuar me çmim për aplikacionin e quajtur “Merhaba Umut” (Përshëndetje Shpresë) në ceremoninë “WSIS Prizes 2017”, e cila organizohet nën lidershipin e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU), institucion i OKB-së përgjegjës për sektorin e informacionit dhe komunikacionit.

Zhvilluar e jetësuar nga kompania “Turkcell” sidomos për integrimin e refugjatëve sirianë në Turqi, por edhe për t’u shkuar në ndihmë të gjithë arabishtfolësve, aplikacioni në fjalë ka fituar çmimin e parë në kategorinë “Diversiteti dhe Identiteti Kulturor, Diversiteti Gjuhësor”.



Lajme të ngjashme