• Video galeri

Ushtarët turq ndihmojë familjet siriane në veri të Afrinit

Ndihmat e ushtarëve turq | Ushtarët turq kanë ngarkuar në një mjet të blinduar dhjetëra paketa ushqimore të Gjysmëhënës së Kuqe të Turqisë dhe ua kanë shpërndarë ato familjeve nevojtare siriane në periferi të fshatit Sorke, në veri të Afrinit. (Burimi: TRT Haber)

Ndihmat e ushtarëve turq

Një qytetar sirian, banor i një lokaliteti periferik të fshatit Sorke në veri të Afrinit, ka mbërritur në kufirin turk dhe ka informuar ushtarët e atjeshëm se disa familje të tjera siriane, që jetojnë bashkë me të në zonën e sipërcituar, kanë nevojë urgjente për ndihmë duke qenë se nuk u ka mbetur më asnjë rezervë ushqimore. Menjëherë pas këtij informacioni, ushtarët turq kanë ngarkuar në një mjet të blinduar dhjetëra paketa ushqimore të Gjysmëhënës së Kuqe të Turqisë dhe ua kanë shpërndarë ato familjeve nevojtare siriane në periferi të fshatit Sorke. Familjet siriane kanë falënderuar ushtarët turq dhe janë shprehur se jetesa e tyre është lehtësuar shumë pas fillimit në Afrin të operacionit “Dega e Ullirit”.


Fjalët Kyçe: lajme shqip , trtshqip , trt shqip , Turqi , Siri , Afrin , Gjysmëhëna e Kuqe e Turqisë , ndihma ushqimore , operacioni në Afrin , operacioni "Dega e Ullirit" , ushtarët turq