Kurset e shqipes, urë ndërmjet Turqisë dhe trevave shqiptare

Izmir | Ceremonitë e shpërndarjes së certifikatave për pjesëmarrësit që kanë përfunduar kurse të niveleve të ndryshëm të gjuhës shqipe janë organizuar edhe këtë vit në qytetet e mëdha të Turqisë si: Izmir, Stamboll, Bursa, etj, metropole ku kurset vazhdojnë prej një kohe të gjatë.

Izmir

Për mësimin e gjuhës shqipe në Turqi janë hapur kurse në qytete të ndryshme të vendit. Madje në shkollat ku ka kërkesë gjuha shqipe është edhe lëndë me zgjedhje. Kurse Universiteti i Trakisë në Edirne prej vitesh ka edhe degë të Albanologjisë ku deri tani janë diplomuar shumë studentë.


Fjalët Kyçe: mësimi i gjuhë shqipe , marrëdhëniet Turqi-Kosovë , marrëdhëniet Turqi-Shqipëri , kurset e gjuhës shqipe , gjuha shqipe