Kolinda Grabar-Kitaroviç për vizitë zyrtare në Turqi

Kolinda Grabar-Kitaroviç | Ajo është gruaja e parë presidente në Ballkan, zgjedhur me votim popullor. 49-vjeçarja Grabar-Kitaroviç mori 50,4 për qind të votave kundër 49,6 për qind të socialdemokratit Ivo Josipoviç, sipas rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të janarit 2015 në Kroaci.

Kolinda Grabar-Kitaroviç

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, do të vijë mbrëmjen e së martës për një vizitë zyrtare në Turqi. Ajo të pritet nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan, si dhe do të ketë takime me autoritetet më të larta turke dhe rrethet e biznesit. Nga kabinetit i presidentes kroate bëhet e ditur gjithashtu se agjenda e vizitës parashikon edhe një takim mes delegacioneve të Republikës së Kroacisë dhe Republikës së Turqisë.


Fjalët Kyçe: lajme shqip , trtshqip , trt shqip , Turqi , Kroaci , vizitë zyrtare , Recep Tayyip Erdogan , Kolinda Grabar-Kitaroviç