“Air Albania” zbukuron qiellin, fluturimi i parë nga Tirana drejt Stambollit

Air Albania | Pasditen e së premtes, avioni Airbus 319, që si stemë ka flamurin shqiptar, u ul në aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit në Tiranë për të realizuar sot fluturimin e tij të parë drejt Stambollit.

Air Albania

80 studentë shqiptarë kanë qenë të pranishëm në fluturimin e parë të avionit “Air Albania” nga Tirana drejt Stambollit. Shqipëria ka tashmë kompaninë e saj ajrore, e krijuar në partneritet me Turkish Airlines, pasi në një ceremoni u inaugurua kompania e parë kombëtare e fluturimeve e Shqipërisë, Air Albania.


Fjalët Kyçe: Murat Ahmet Yoruk , Edi Rama , Turkish Airlines , Air Albania