• Video galeri

“Lamborghini” prezanton SUV-in e tij të parë, quhet “Urus”

Lamborghini Urus | “Ndërtimi i këtij SUV-i, që do të shitet 171.500 euro pa taksat në Evropë, ishte një sfidë në të gjitha nivelet”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i Lamborghinit, Stefano Domenicali, duke theksuar se falë këtij modeli kompania pritet të dyfishojë volumin e prodhimit në vitin 2019.

Lamborghini Urus

Prodhuesi italian i automjeteve sportive, “Lamborghini”, prezantoi disa ditë më parë SUV-in e tij duke u pozicionuar ashtu si homologët e tij të luksit në këtë sektor, ku kishte tentuar të hynte vetëm një herë në fund të viteve 1980. Ky model urban 4×4 i quajtur “Urus”, që pretendon të jetë një “super SUV”, u prezantua gjatë një spektakli të madh në uzinën historike në Sant’Agata Bolognese, pranë Bolonjës.


Fjalët Kyçe: fuoristradë , SUV , Urus , Lamborghini