Fundi i periudhës 30-vjeçare të Omar al-Bashir

Omar al-Bashir | Protestat popullore që filluan katër muaj më parë në Sudan duke treguar si shkak krizën ekonomike sollën edhe fundin e qeverisjes 30-vjeçare të presidentit Omar al-Bashir.

Omar al-Bashir

Ministri i Mbrojtjes, Avad bin Avf deklaroi nga televizioni shtetëror më 11 prill se kontrollin e pushtetit në vend e ka marrë Këshilli Suprem Ushtarak. Bin-Avf tha se për 2 vitet e ardhshme vendi do të qeveriset nga Këshilli Ushtarak; kushtetuta është pezulluar dhe zgjedhjet e reja do të mbahen pas procesit të tranzicionit. Kurse më 12 prill ministri i Mbrojtjes së Sudanit dhe njëherësh Kryetari i Këshillit Ushtarak të Tranzicionit, Avad bin Avf deklaroi dorëheqjen me dëshirën e tij nga kjo detyrë dhe njoftoi se për këtë detyrë kishte zgjedhur gjeneralin Abdulfettah al-Burhan. Përmes një komunikate të shkruar të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Turqia bëri të ditur të premten se ashtu si deri më sot edhe në të ardhmen ajo do të vazhdojë të qëndrojë pranë dhe të mbështesë popullin e Sudanit për vendosjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në këtë vend. (Grafiku është përgatitur nga Anadolu Agency-AA)


Fjalët Kyçe: Këshilli Ushtarak i Trazicioinit në Sudan , grushti i shtetit në Sudan